Futboll / Nesër, Burreli vs Kukësi, matjanët synojnë fitoren

Futboll / Nesër, Burreli vs Kukësi, matjanët synojnë fitoren

Do të luhen të shtunën e 14 marsit të gjitha ndeshjet e javës së 26 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Matjanët do të presin në shtëpi ekipin e Kukësit, i cili renditet nga fundi i tabelës klasifikuese të kategorisë së parë. Por për kapitenin e ekipit matjan, Donald Mëllugja, kjo nuk e bën ekipin kuksjan të lehtë. Përkundrazi sipas tij, Kukësi ka bërë blerje të reja në merkaton e Janarit duke forcuar skuadrën e cila tashmë ka si objektiv të vetëm shtëpitimin nga rënia në një kategori më poshtë. Megjithatë, Mëllugja shton se ekipi i Burrelit është i motivuar dhe i përgatitur për të marrë tri pikë të plota pas rezultateve jo të duhura të marra në ndeshjet e fundit ku ka patur vetëm barazime dhe humbje. Me Kukësin, thotë Mëllugja, është koha për tu rikthyer tek fitorja dhe kjo do të ndodhë në ndeshjen e nesërme. Takimet që do të luhen të shtunën e 14 Marsit në orën 15:00 janë: Burreli – Kukësi, Iliria – Kastrioti, Besa – Pogradeci, Korabi – Laçi, Apolonia – Skënderbeu dhe Lushnja - Luftëtari.