Futboll / Nesër, Burreli – Skënderbeu, Nikaj: Luftojmë për rezultat pozitiv
Të shtunën e 11 Prillit të gjitha skuadrat e kategorisë së parë në futboll do të zbresin në fushën e gjelbër për të zhvilluar ndeshjet e javës së 30 të këtij kampionati. Matjanët do të presin në stadiumin “Liri Ballabani” ekipin e Skënderbeut të Korçës, një sfidë e cila pritet të jetë e fortë dhe e vështirë. Të besuarit e teknikut Samuel Nikaj do të kërkojnë riktimin tek rezultatet pozitive pas humbjes së javës së kaluar në transfertën ndaj Laçit, ndërsa Korçarët do të vazhdojnë të tentojnë të mbrojnë vendin e parë në kategori deri në ndeshjen e fundit. Lufta mes tre vendeve të para mbetet e fortë pasi janë me vetëm nga tre pikë diferencë, Skënderbeu 70 pikë, Laçi 67 pikë dhe Pogradeci me 64 pikë. Por nga ana tjetër, Burrelit i duhet fitorja për tu rikthyer në 6 ekipet e para të kategorisë. Trajneri Samuel Nikaj tha se ndeshja pritet të jetë e vështirë, por djemtë do të japin maksimumin në fushën e gjelbërt. Kjo do të jetë ndeshja e parë pas disa javësh që skuadra do të jetë me të gjithë formacionin e plotë. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nesër në orën 15:00 ndërsa stafi teknik i Burrelit kërkon mbështetjen e plotë të tifozërisë matjane në stadium.