Futboll / Nesër, Burreli pret në “Liri Ballabani” Kastriotin e Krujës

Futboll / Nesër, Burreli pret në “Liri Ballabani” Kastriotin e Krujës

Do të zhvillohen 5 nga 6 ndeshjet e javës së 16 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll të shtunën e 13 dhjetorit. Skuadra e Burrelit do ta luajë këtë ndeshje në shtëpi, ku do të presë ekipin e Kastriotit të Krujës. Tekniku Samuel Nikaj ju dha udhëzimet e fundit lojtarëve këtë të premte, teksa ju kërkoi atyre impenjim maksimal për të marrë tri pikë të plota në këtë përballje. Ndërkohë vetë djemtë e skuadrës matjane janë optimist që do të rikthehen tek tri pikët pas humbjes që pësuan javën e kaluar nga Besa e Kavajës e cila shënoi dy gola në portën e Burrelit. Robin Hoti e Donalt Mëllugja janë optimist që në këtë përballje do të rikthehen tek fitorja për ta mbyllur këtë vit kalendarik me tri pikë të plota dhe të ngjiten më lart në tabelën klasifikuese.

Burreli aktualisht është i pozicionuar në vendin e 7 me 19 pikë të grumbulluara në 15 javë kampionat, ndërsa krutanët pozicionohen në vendin e 6 me 20 pikë.

Ndeshjet që do të luhen të shtunën në orën 13 e 30 minuta janë: Laçi – Skënderbeu, Pogradeci – Kukësi, Iliria – Luftëtari, Burreli – Kastrioti dhe Apolonia – Korabi.