Futboll / Nesër Burreli pret në “Liri Ballabani” ekipin e Besës

Futboll / Nesër Burreli pret në “Liri Ballabani” ekipin e Besës
Do të zhvillohen të premten 3 nga 6 ndeshjet e javës së katërt të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Kjo javë e ka vënë Burrelin përballë me ekipin e Besës së Kavajës, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Liri Ballabani” në orën 16:00. Për teknikun Samuel Nikaj edhe kjo ndeshje do të jetë si të tjerat, pasi çdo kundërshtar vlerësohet njëlloj. Fakti se skuadra e Burrelit ka arritur të ketë rezultate pozitive si brenda dhe jashtë fushe, për teknikun Nikaj, tregon se ka ardhur duke u konsoliduar akoma më shumë. Megjithatë, ai shtons e objektivi mbetet i qartë, rezultat pozitiv në çdo takim. Skuadra ka zhvilluar seanca të rregullta stërvitore që pas ndeshjes së javës së kaluar, ndërsa i gjithë formacioni është gati për të zbritur nesër në fushën e gjelbër. Ndërkohë, Burreli mban vendin e 4 në tre ndeshje të luajtura me një fitore, një barazim dhe një humbje, ndërsa Besa ka 2 barazime dhe një humbje dhe ndodhet në vendin e 10 me 2 pikë. Ndeshjet që do të luhen të premten janë Pogradeci – Skënderbeu, Burreli – Besa dhe Laçi – Korabi.