Futboll / Nesër, Burreli – Pogradeci, tjetër sfidë e vështirë për matjanët

Futboll / Nesër, Burreli – Pogradeci, tjetër sfidë e vështirë për matjanët

Të dielën e 22 marsit do të luhen pesë nga gjashtë ndeshjet e javës së 28 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Burreli do të presë në shtëpi ekipin e Poigradecit i cili aktualisht mban vendin e tretë në tabelën klasifikuese të kategorisë së parë. Ndeshja pritet të jetë e vështirë për skuadrën e drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj, pas humbjes së thellë të pësuar në mesjavë në ndeshjen në transfertë ndaj Kastriotit të Krujës. Në këtë takim, matjanët u mundën me rezultatin 5 me 2, duke i dhënë një goditje të fortë morale skuadrës së Burrelit e cila në javët e fundit nuk ka qenë në nivelin e duhur, me shumë barazime dhe humbje. Edhe ndeshja e nesërme pritet të jetë e vështirë ku përballë do të kenë një Pogradec që synon të kalojë direkt në kategorinë superiore. Ndeshja e fundit mes këtyre skuadrave e luajtur në Burrel me 7 Nëntor përfundoi me fitoren e matjanëve me rezultatin 2 me 0, por siduket do të jetë e vështirë për të ndodhur në ndeshjen e nesërme. Me 15 Shkurt ndeshja e luajtur në Pogradec mes dy ekipeve përfundoi me fitoren e liqenorëve me rezultatin po 2 me 0. Ndeshjet e tjera që do të luhen nesër janë: Kastrioti – Kukësi, Iliria – Laçi, Besa – Skënderbeu dhe Korabi – Luftëtari. Takimi mes Apolonisë dhe Lushnjës u zhvillua sot dhe përfundoi me rezultatin 0 me 0.