Futboll / Nesër, Burreli përballë Apolonisë së Fierit në javën e 7 të kategorisë së parë

Futboll / Nesër, Burreli përballë Apolonisë së Fierit në javën e 7 të kategorisë së parë
Të gjitha ndeshjet e javës së shtatë të kategorisë së parë në futboll do të zhvillohen të dielën e 19 tetorit. Kjo javë i ka rezervuar ekipit të Burrelit një transfertë të vështirë pasi do të luajë në transfertë kundër ekipit Apolonisë së Fierit, skuadër kjo e cila ka një pikë më shumë se matjanët. Megjithatë, djemtë e besuar të teknikut Samuel Nikaj do të kërkojnë rezultat pozitiv, nisur edhe nga fakti për ngjitjen sa më lart në tabelën klasifikuese. Formacioni kryesor në këtë përballje do të jetë i plotë pasi nuk u aktivizua i gjithi në ndeshjen e fundjavës së luajtur për Kupën e Shqipërisë ndaj skuadrës së Shirokës. Ekipi matjan ka marrë këtë të shtunë udhëzimet e fundit për të qenë gati në përballjen e së dielës në Fier kundër skuadrës vendase të Apolonisë, e cila aktualisht mban vendin e 4 në tabelë me 9 pikë, ndërsa Burreli vendin e 7 me 8 pikë të grumbulluara deri tani. Përballjet e tjera që do të luhen nesër të gjitha në orën 14:00 janë: Kukësi – Laçi, Luftëtari – Skënderbeu, Besa Pogradeci, Kastrioti – Iliria dhe Korabi – Lushnja.