Futboll / Mjegulla shtyn ndeshjen Korabi – Burreli

Futboll / Mjegulla shtyn ndeshjen Korabi – Burreli
Ndeshja e futbollit, e cila ishte planifikuar të luhej këtë të shtunë në qytetin e Peshkopisë mes Korabit dhe Burrelit, është shtyrë. Shkak për këtë mësohet se është bërë mjegulla e dendur e cila ka përfshirë qytetin verilindor prej disa ditësh. Pasi ekipet kanë zbritur në fushën e lojës, gjyqtari kryesor dhe delegatët e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë vendosur që ndeshja të mos luhej për shkak të pranisë së mjegullës e cila kufizonte fushëpmajen. Në një njoftim për mediat, bëhet e ditur se ndeshja e ditës së sotme do të luhet të dielën e 21 Dhjetorit po në stadiumin e Korabit në orën 12:00. Përballja mes Korabit dhe Burrelit po pritet me mjaft interes nga tifozëritë e të dyja skuadrave për shkak të rivalitetit që kanë mes tyre. Ndeshjet mes Korabit dhe Burrelit janë konsideruear gjithmonë derbi për shkak se ndodhen brenda të të njëjtit qark. Aktualisht Burreli e Korabi kanë pikë të barabarta por dibranët ndodhen në vendin e 8 dhe matjanët në vendin e 9 me nga 20 pikë secila skuadër.