Futboll / matjanët nisin përgatitjet për ndeshjen e radhës, kritika për humbjen e mesjavës
Humbja e mesjavës së ekipit të futbollit Burreli ndaj skuadrës së Sopotit të Librazhdit nuk është pritur aspak mirë.
Rezultati zhgënjyes 3 me 1 për Sopotin në fushën e stadiumit “Liri Ballabani” ka shkaktuar reagime brenda kampit matjan, të cilët kanë zhvilluar analizën e kësaj ndeshje.
Mësohet se për këtë rezultat është kërkuar përgjegjësi nga i gjithë grupi, teksa pritet që në rast të përswritjeje të merren masa ndaj lojtarëve.
Megjithatë, burime brenda kampit futbollistik matjan bëjnë me dije se për shkak të kohës së shkurtër me ndeshjen e radhës, vëmendja është përqendruar në përballjen me Orikun, e cila do të zhvillohet të dielën e 20 Shtatorit.
Kërkesa ndaj ekipit ka qenë rikuperimi i humbjes së fundit ndaj skuadrës së Sopotit, e cila nuk pritej nga askush, teksa ishte kërkuar rezultat maksimal.
Në tri ndeshje të luajtura matjanët kanë mbajtur dy barazime dhe kanë një humbje të pësuar në shtëpi, ndërsa kundërshtari i radhës Oriku ka tre humbje radhazi.
Në tri javët e para të këtij kampionati, skuadra matjane radhitet në vendin e 10 me vetëm dy pikë të gumbulluara, ndërsa Oriku qëndron i fundit në tabelë.