Futboll / Burreli vs Korabi, dibranët mundin thellë matjanët

Futboll / Burreli vs Korabi, dibranët mundin thellë matjanët
Është zhvilluar këtë të shtunë ndeshja më e mocionuese e ekipit të futbollit “Burreli” e luajtur deri më tani, e konsideruar “derbi i Qarkut Dibër”, kundër ekipit të “Korabit”. Ashtu siç ishte parashikuar, ndeshja solli emocion për arsye të rivalitetit historik mes dy skuadrave. Ndërkohë, kanë qenë dibranët ata të cilët kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Lahos në minutën e 23. Djemtë e besuar të teknikut Samuel Nikaj nuk arritën të gjejnë rrjetën e portës mike për 49 minutat e pjesës së parë edhe pse patën disa raste për të shënuar. Në minutën e 40 Burreli mbetet me 10 lojtarë në fushë pas daljes me të karton të kuq të Kuaku-t. Pjesa e parë u mbyll Burreli 0 e Korabi 1. Pjesa e dytë nuk solli risi në kampin matjan pasi nuk arritën të finalizojnë asnjë nga aksionet e nisura, të ndikuar ndoshta edhe nga disavantazhi numerik në fushën e gjelbër. Pesë zëvendësimet e trajnerit Samuel Nikaj nuk dhanë asnjë efekt pasi miqtë arritën të shënojnë edhe dy herë të tjera në portën vendase. Për ekipin mik ka qenë Marku i cili ka dyfishuar rezultatin në minutën e 60, ndërsa 10 minuta më vonë është Morina që çon shifrat në 3 me 0 për Korabin. I gjithë takimi u mbyll Burreli 0 e Korabi 3. Ndërsa ndeshjet e tjera të luajtura sot përfunduan: Iliria – Besa 2 me 0, Skënderbeu – Kukësi 3 me 0 dhe Lushnja – Kastrioti 3 me 2.