Futboll / Burreli vijon me rezultatet pozitive, rrëmben një pikë edhe ndaj Kastriotit

Futboll / Burreli vijon me rezultatet pozitive, rrëmben një pikë edhe ndaj Kastriotit
Skuadra e futbollit Burreli vijon të ketë rezultate opozitive edhe në ndeshjet jashtë fushe. Matjanët arritën të marrin pikë në ndeshjen e luajtur në fundjavë ndaj Kastriotit të Krujës. Djemtë e besuar të tenikut Samuel Nikaj e mbyllën lojën në barazim një me një në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës ndaj ekipit Kastrioti. Kanë qenë matjanët ata të cilët kanë arritur të kalojnë në avantazh të partët duke shënuar në portën krutane në minutën e 37 me Xhabrahimin. Ndërkohë, goli i barazimit do të vinte në minutën e 65 ku vendësit shënojnë me Moses duke bërë që gjithçka të mbyllej barabartë si me pikë ashtu edhe me gola. Me këtë pikë Burreli vijon të qëndrojë në vendin e 5 në kuotën e 8 pikëve në pesë ndeshje të luajtura deri tani. Nga këto ndeshje skuadra matjane ka dy fitore, një humbje dhe dy barazime. Ndërkohë, ndeshjet e tjera të luajtura në fundjavë përfunduan: Luftëtari – Iliria 1 me 2, Korabi – Apolonia 0 me 0 dhe Kukësi – Pogradeci 0 me 3. Kryesimin e kategorisë e mban Skënderbeu i Korçës me 13 pikë, ndjekur nga Laçi me 9 pikë. Në fund të tabelës renditen Besa e Kastrioti me nga 3 pikë.