Futboll / Burreli skualifikohet nga Kupa e Shqipërisë pasi mundet nga Partizani 3 me 0

Futboll / Burreli skualifikohet nga Kupa e Shqipërisë pasi mundet nga Partizani 3 me 0
Janë zhvilluar këtë të shtunë ndeshjet e fazës së 1/8 të Kupës së Shqipërisë në futboll. Skuadra e Burrelit ishte përballë Partizanit në këtë përballje e cila përfundoi me fitoren e kryeqytetasve. Partizani arriti ta gjejë golin që në minutën e 19 të lojës, me Human, për ta mbyllur pjesën e parë më pas me golin e Aparicio në minutën e fundit. Majanët e nisin pjesën e dytë në disavantazh 2 me 0 për Partizanin. Ndërkohë pesë zëvendësimet e bëra nga trajneri Nikaj nuk dhanë asnjë ndryshim rezultati, teksa në minutën e 85 është Skuka që trefishon rezultatin për Partizanin, duke bërë që Burreli ta ndërpresë këtu garën për Kupën e Shqipërisë. Sakaq, skuadra e Partizanit ishte favorite që në fillim në këtë përballje, ku dhe bilanci ishte në anën e kryeqytetasve të cilët janë ndeshur edhe dy herë në të kaluarën sa i takon Kupës së Shqipërisë me matjanët, duke i fituar të dyja ndeshjet me rezultatin 1-0 dhe 5-0. Edhe në përballjet e tjera ku përfshihen duelet në Superiore dhe Kategorinë e Parë, Partizani udhëheq bilancin me pesë fitore, një barazim dhe dy fitore që i takojnë Burrelit. Pas mbylljes së garës së Kupës së Shqipërisë, Burreli do të përqendrojë të gjitha forcat për garën në kampionatin e kategorisë së parë, ku të shtunën e ardhshme do të presë në stadiumin “Liri Ballabani” ekipin e Apolonisë së Fierit.