Futboll / Burreli humb përballë Pogradecit, liqenorët shënojnë dy gola në portën matjane
Është zhvilluar të dielën e 15 Shkurtit ndeshja e javës së 23 e kampionatit të kategorisë së parë në futboll mes ekipit të Pogradecit dhe Burrelit, takim i luatur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të qytetit liqenor. Pogradecarët kanë arritur ta gjejnë dy herë rrjetën e portës matjane, teksa kanë shënuar nga një gol në secilën pjesë. Në minutën e 12 të takimit, është Preknicaj ai që sfidon Danin, teksa ky i fundit nuk arrin ta mbrojë siç duhet portën e tij. Golin e dytë, liqenorët e shënuan dy minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë, të cilin e shënoi Ogunlei. Këto dy gola i mjaftuan Pogradecit për të mbajtur të blinduar vendin e tretë dhe shpresën e madhe për të ndërruar vendet me ekipin e Laçit i cili ndodhet aktualisht në vendin e dytë. Pogradeci shkoi në kutoën e 43 pikëve në javën e tretë ndërsa Burreli mbetet në vendin e 5 me 30 pikë. Ndeshja tjetër e luajtur të dielën ishte ajo mes Ilirisë së Fushë Krujës dhe Lushnjës, e cila u mbyll me fitoren e Ilirisë me rezultatin 2 me 1.