Futboll / Burreli humb në transfertë ndaj Besës, akuza gjykimit

Futboll / Burreli humb në transfertë ndaj Besës, akuza gjykimit

Skuadra jonë e futbollit “Burreli” nuk arriti të fitonte në takimin transfertë, të dielën e 1 Marsit, ndaj “Besës” së Kavajës. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Luz i Vogël” pati polemika ndaj gjykimit, gjë që prodhoi edhe një numër kartonësh në dëm të ekipit matjan. Ndeshja ishte parashikuar e vështirë, ndërsa vendasit kishin menduar zgjidhjen duke kërkuar mbështetjen e treshes gjykuese. Burime pranë stafit tenik thanë se e gjithë loja është gjykuar në anë të njëanshme nga treshja gjykuese duke i dhënë favor ekipit të “Besës”. Ky i fundit ka shënuar vetëm një gol në minutën e 22 të takimit dhe ka mbrojtur rezultatin deri në mbyllje të të gjithë ndeshjes. Tentativat e matjanëve me Hotin, Fetajn etj. për tju afruar portës mike rezultuan të pasuksesshme, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllej “Besa” 1 e “Burreli” 0. Rezultati i këtij takimi nuk ndikoi në renditjen e përgjithshme, pasi “Burreli” vijon të qëndrojë në vendin e 6 me 31 pikë, ndërsa i është afruar “Besa” me 28 pikë. Ndeshjet e tjera të javës së 24 u mbyllën: Iliria – Kukësi 1 me 1, Luftëtari – Skënderbeu 0 me 3, Korabi – Kastrioti 1 me 0, Apolonia – Pogradeci 1 me 2 dhe Lushnja – Laçi 1 me 5. Skënderbeu dhe Laçi vijojnë të jenë ekipet që ngjiten direkt në superligë me nga 57 dhe 54 pikë, ndërsa Luftëtari e Lushnja zbresin direkt në kategorinë e dytë me 19 dhe 16 pikë.