Futboll / Burreli e Korabi ndajnë nga një pikë, nuk ka fitues në “Liri Ballabani”
Janë zhvilluar të dielën e 22 Shkurtit 3 nga gjashtë ndeshjet e javës së 23 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Matjanët pritën në stadiumin “Liri Ballabani” ekipin e Korabit të Dibrës, përballje kjo që është konsideruar historikisht si derbi, për shkak se të dy ekipet ndodhen brenda të të njëjtit qark. Megjithatë, kjo sfidë nuk pati fitues pasi u nda në barazim pa gola. Edhe pse rastet ishin të shumta nga djemtë e drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj, nuk u arrit finalizmi i aksioneve. Edhe për skuadrën e Korabit, të drejtuar nga Alfred Delialliasi, nuk pati finalizim të aksioneve, por u mjaftua me pikën e marrë në transfertë ndaj Burrelit. Me rezultatin e së dielës Burreli zbret një vend më poshtë në tabelën klasifikuese duke u pozicionuar në vendin e 6 me 31 pikë, ndërsa Korabi në vendin e 8 me 25 pikë. Ndeshjet e tjera të javës së 23 përfunduan: Kastrioti – apolonia 1 me 0, Iliria – Besa 1 me 0, Pogradeci – Lushnja 3 me 1, Laçi – Luftëtari 2 me 1 dhe Skënderbeu – Kukësi 2 me 1. Në javën e 24 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll, Burreli do të përballet në transfertë me Besën e Kavajës.