Futboll / Burreli e Kastrioti ndajnë nga një pikë në “Liri Ballabani”

Futboll / Burreli e Kastrioti ndajnë nga një pikë në “Liri Ballabani”
Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit mes ekipit matjan dhe atij krutan ka përfunduar me porta të paprekura. Për 93 minuta lojë as djemtë e skuadrës së Burrelit e as ato të Kastriotit nuk kanë mundur të gjejnë rrjetat e portave respektive. Ndonëse loja pati disa episode që mund të kishte rezultat tjetër, futbollistët në fushë nuk arritën të finalizonin aksionet e nisura. Një pikë për secilën skuadër ishte ajo që fituan të dy ekipet pasi gjyqtari kryesor i takimit Olsi Yzeiraj sinjalizoi përfundimin e gjithë lojës. Kjo pikë e marrë i ka shërbyer Kastriotit të Krujës për të mbajtur vendin e 6 në renditjen e përgjithshme me 21 pikë në total në 16 javë kampionat, ndërsa Burreli të qëndrojë në vendin e 7 me 20 pikë të grumbulluara deri tani. Takimet e tjera të luajtura këtë të shtunë përfunduan: Laçi – Skënderbeu 2 me 1, Pogradeci – Kukësi 2 me 0, Iliria – Luftëtari 1 me 1 dhe Apolonia – Korabi 0 me 3. Pas përfundimit të javës së 16 Skënderbeu vijon të qëndrojë në vendin e parë me 34 pikë, ndërsa i janë afruar me 4 pikë Laçi me 30 pikë në total dhe Pogradeci me 5 pikë diferencë, 29 pikë të grumbulluara deri tani