Futboll / Burreli del barazim me Ilirinë dhe humb një vend në renditje

Futboll / Burreli del barazim me Ilirinë dhe humb një vend në renditje

Të dielën e 8 Shkurtit janë zhvilluar dy nga 6 ndeshjet e javës së 22 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll, pasi katër ndeshjet e tjera u luajtën të shtunën. Skuadra e Burrelit luajti në “Liri Ballabani” me skuadrën e Ilirisë së Fushë Krujës, ndërsa Besa u përball me Luftëtarin e Gjirokastrës. Të dyja këto ndeshje përfunduan pa fitues pasi u mbyllën me rezultat të barabartë. Ndeshja mes Burrelit dhe Ilirisë u zhvillua në tension pasi miqtë kishin kërkuar forca shtesë policie edhe pse tashmë në këtë stadium nuk ka patur prej shumë vitesh incidente. Kjo i dha përballjes një atmosferë tensionuese. Kanë qenë djemtë e drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj që kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Xhabrahimit në minutën e 36 të pjesës së parë. Ndërkohë, miqtë kanë barazuar shifrat në minutën e 61 me Fofanan dhe arritën të ruajnë rezultatin deri në minutën e fundit të lojës. Me këtë barazim Burreli ka humbur edhe një vend në renditje, duke zbritur në vendin e 5 me 30 pikë në total, ndërsa Iliria është ngjitur në vendin e 6 me 26 pikë në total. Kategoria e parë kryesohet nga Skëndereu i Korçës me 48 pikë, teksa i është afgruar Laçi me 45 pikë. Tabela mbyllet me dy skuadrat që zbresin automatikisht në kategorinë e dytë, Luftëtari me 16 pikë dhe Kukësi me 12 pikë.