Rekamë

Tokat bujqësore në Fushë – Bulqizë më së shumti janë të lëna djerr për shkak të mungesës së ujit vaditës. Banorët e fshatrave të kësaj njësie administrative thonë se edhe ato pak toka që mbillen kultura të ndryshme bujqësore, punohen për të mos u turpërurar me të tjerët, megjithës eprodhime nuk marrin për shkak të mungesës së ujit. Dragut Gjimi thotë se prej dekadash fshati i tyre ka mbetur në të thatë e askush nuk e merr mundimin për riparimin e kanalit vaditës që përdorej poara viteve 90-të. Tokat bujqësore në Fushë – Bulqizë pothuajse të gjitha të lëna djerr. Banorët kanë zgjedhur që t’i përdorin ato vetëm për barë për bagëtinë, pasi me prodhimet bujqësore dalin të humbur si pasojë e mungesës së ujit vaditës.