Ballina Qarku Diber Fushë Bulqizë, me ujësjellës por pa ujë

Fushë Bulqizë, me ujësjellës por pa ujë

0

Ndërtimi i një ujësjellësi në njësinë administrative Fushë Bulqizë në Bashkinë e Bulqizës, nuk e ka zgjidhur problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë banorët. Shumë lagje edhe pse kanë rrjetin e tubacioneve, nuk kanë ujë.
Zenel Marini thotë se lagjja e tij është penalizuar nga projekti pasi vetë ndërtimi i rrjetit e bën të pamundur që uji të shkojë pranë banesave. Ai shprehet se duhet një korigjim i linjës në mënyrë që të gjithë të furnizohen me ujë. Po ashtu, Zenel Marini u shpreh se prej 30 vitesh ujin e pijshëm e sigurojnë në burime natyrale, ndërsa për nevojat e tjera përdorin ujin e puseve që i kanë hapur pothuajse të gjithë banorët.

Zenel Marini shpreson se me korrigjimin që do t’i bëhet linjës së ujësjellësit, më në fund do të të kenë ujë të pijshëm rregullisht.

Exit mobile version