Fundjava në Ulëz si kurrë më parë

Fundjava në Ulëz si kurrë më parë

Ndonëse në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, fundjavat në Ulëz ishin të tejmbushura me vizitor, kjo e shtunë ka qenë e zbrazët për qytezën e dashur për të gjithë, për shkak të masave të marra për parandalimin e Covid-19. Në orët e para të ditës, vetëm të moshuarit kishin dalë për ajrosje pas lejes së dhënë një ditë më parë nga autoritetet. Në rrugët e Ulzës mbizotëronte qetësia, ndërsa dyqanet, baret dhe restorantet ishin të mbyllura. Në një ditë fundjave si kjo e sotmja shumë qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit tonë, do të ishin duke shijuar panoramën e mahnitshme të liqenit të Ulzës, por të vetmit vizitor ishin zogjt dhe zhurma e vetme cicërima e tyre. Ndërkohë në rrugët e qytetit të Burrelit deri në orën 11:00 kishin dalë vetëm pensionistët, ndërsa më pas ata u boshatisën. Pas më shumë se një muaji nga nisja e masave tashmë qytetarët janë bindur plotësisht se duhen zbatuar, ndërsa do të duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri të hënën në orën 5 të mëngjesit.