Rekamë

Prej 8 vitesh, Xhabir Kurti, nga fshati Fullqet i bashkisë Klos, merret me kultivimin e perimeve të shumëllojshme në sera. Por sipas tij këtë vit, ndryshe nga vitet të tjera, kostoja është rritur shumë ndaj ka vendosur që fidanët që ka t’i shesë shumicën në treg, pasi e ka të pamundur ta menaxhojë situatën nga rritja e çmimeve të shërbimeve, në plehra e pesticide. Sikurse shihet dhe nga pamjet e realizuara, serat e fërmerit Xhabir Kurti në pjesën më të madhe të tyre janë lënë djerrë.

Edhe një pjesë të tokës së tij bujqësore Xhabiri e ka mbjellur grurë, por ai thotë se e ka të pamundur për të blerë plehra kimikë për të ndaj nuk pret të marrë prodhimin e duhur nga kjo parcelë.