Fullqet/ Shmanget përmbytja e familjes Reçi

0

  Familja e Sami Çipit nga fshati Fullqeti Bashkisë Klos vazhdimisht ishte ankuar kryesisht gjatë stinë së dimrit pasi uji i ardhur nga kanali vaditës ju përmbyste banesën. Në mungesë të një muri mbrojtës uji hynte në banesë për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese dhe atij vaditës. Për të zgjidhur këtë problematikë ka ndërhyrë Bashkia Klos. Kanali vaditës po pastrohet jo vetëm që të sigurojë vaditje për fshatin Fullqet por edhe për të shmangur përmbytjen e banesës së familjes së Sami Çipit. Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve në Bashkinë Klos, Jetmir Dedolli tha se ndërhyrja do të përfundojë sëshpejti.

Nga ana e tij, Sami Çipi shpreson që me këtë ndërhyrje që po bëhet, të mos ketë më problem përmbytjeje gjatë ditëve me shi apo në stinën e vjeshtës dhe të dimrit.