Ballina SOCIALE Fullqet, lagjja “Greçi” mes problemeve të shumta

Fullqet, lagjja “Greçi” mes problemeve të shumta

0

Mungesa e ujit të pijshëm në fshatrat e Bashkisë së Klosit është një ndër problematikat më të mëdha me të cilat po përballen banorët. Një ndër ta është edhe lagjja “Greçi” në fshatin Fullqet. Banorët e kësaj lagjeje kanë në mesin e tyre një depo uji e cila është ndërtuar në funksion të një ujësjellësi që nuk u përfundua kurrë.

Banorët thonë se për këtë depo, janë shpenzuar me miliona lekë, por linja kryesore e ujësjellësit nuk shkoi kurrë deri aty, kjo për faktin se fshati Gurë i Bardhë nuk lejoi vite më parë të merrej burimi i tyre. Por banorët përballen edhe me mungesë të rrugës automobilistike.

Nga ana tjetër banorët thonë se askush nuk po mendon për ta, pasi me të njëjtat problematika po përballen gjithmonë.

Exit mobile version