FSHÇ garë çiklistike në nderim të ish trajnerit të Burrelit Xhemal Tusha

0



Federata Shqiptare e Çiklizmit zhvilloi këtë të shtunë një garë çiklistike me tre kategori, në nderim të ish trajnerit të Burrelit, Xhemal Tusha. Gara në kategorinë Kadet nisi në Milot me gjatësi 46.8 kilometra, Junior dhe U23 Elitë, nisën në orën 10:00 në Mamurras me gjatësi 83 kilometra. Në këtë garë në nderim të figurës dhe veprës së Xhemal Tushës garuan çiklist nga 11 ekipe, si Partizani, Tirana, Vllaznia, Burreli, Studenti, Teuta, Apolonia, Elbasani, Flamurtari, Skënderbeu dhe Kavaja. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin të pranishëm Zëvendëskryetari i Bashkisë Mat, Myslym Zeneli, Nënkryetari i Këshillit të Qarkut Dibër Halit Palamani etj.
Në kategorinë kadet vendin e parë e zuri Servet Kastrati i Vllaznisë me kohën 1h 35min, në vendin e dytë Emil Priftaj i ekipit Tirana me kohën 1h 36min 30sec dhe në vendin e tretë, Henri Hysa i ekipit Teuta me kohën 1h 39 min 30 sec.
Në kategorinë Junior vendin e parë e zuri ish çiklisti i Burrelit që tashmë garon me ekipin studenti Brikel Barçi me kohën 2h 38 min 34 sec, vendin e dytë Nuri Mullalli i ekipit Skënderbeu me kohën 2h 40 min 51 sec dhe vendin e tretë Mateo Balaj i ekipit Vllaznia me kohën 2h 43 min 04 sec.
Në kategorinë U23 Elitë vendin e parë e zuri Marolino Hoxha i ekipit Apolonia me kohën 2h 46 min 40 sec, vendin e dytë Krisel Sota i ekipit Apolonia me kohën 2h 48 min 05 sec dhe vendin e tretë Olsian Veliaj i ekipit Tirana me kohën 2h 48 min 45 sec.
Federata Shqiptare e Çiklizmit ndau mirëmnjohje për Kryebashkiakun e Matit Agron Malaj për mbështetjen ndaj sportit të çiklzimit, për Artan Jorgjin si pjesë e federatës dhe ish trajnerin e Burrelit Xhemal tusha pas vdekjes.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku tha se kjo gara i dedikohej kontributit dhe figurës së ish trajnerit të Burrelit Xhemal tusha i cili jo vetëm ishte një profesionist që përgatit për dekada me radhë çiklist, por edhe një mik i mirë i të gjithëve.
Fituesi i kategorisë Junior, Brikel Barçi i cili garoi për ekipin Studenti tha se fitoren ja dedikon ish trajnerit të tij Xhemal Tusha.