Fshatrat e Bazit, probleme me energjinë elektrike

0

  Prej ditësh banorët e fshatrave të Njësisë Administrative Baz në Mat, janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Banorët thonë se situata është bërë problematike pasi ndërprerjet bëhen në orare të ndryshme dhe nuk ju jepet mundësia të marrin masa.

Ndërkohë, në të njëjtën situatë janë gjendur edhe mbrëmjen e kaluar si dhe mëngjesin e kësaj të Mërkure. Ndërprerjet e energjisë drejtues të OSHEE në Mat, e lidhin me defektet që kanë patur në sistemin e rrjetit përcjellës.

Sipas drejtuesve të këtij institucioni, avaritë e krijuara nga moti i keq kanë bërë të mundur që të ketë ndërprerje të rrymës, teksa shtojnë se grupet e punës kanë qenë në terren për të zgjidhur situatën.

Po sipas tyre, situata do të zgjidhet shumë shpejt pasi puna në terren vijon. Ndërkohë, banorët kërkojnë që të njoftohen për problematika të ngjashme me energjinë elektrike pasi ju dëmtohen pajisjet elektroshtëpijake, kur ndërprerjet e rrymës bëhen në mënyrë të papritur.