Ballina SOCIALE Fshati Staravec, probleme me infrastrukturën e brendshme

Fshati Staravec, probleme me infrastrukturën e brendshme

0

Fshati Staravec është ndër fshatrat më të faërt me qytetin e Peshkopisë, por problemet në të janë të shumta. Infrastruktura e brendshme e këtij fshati lë për të dëshiruar.

Disa nga rrugët janë shtruar nga vetë banorët duke hedhur në to, inerte që kanë dalë nga ndërhyrjet që kanë bërë në banesa, siç janë tjegullat.

Por jashtë kameras, banorët thonë se rruga nuk është problemi i vetëm. Sipas tyre, problem mbetet edhe sistemimi i ujërave të ndotura. Duke qenë se banesat e këtij fshati janë shumë pranë njëra- tjetrës, është lehtësi për grumbullimin e tyre në tubacione.

I vendosur në shpatin e Malit, Staraveci ka mundësinë e të qenit një fshat turistik dhe me pak investime, ai mund të tërheqë vizitor për shkak se edhe pamje nga aty është panoramike me qytetin poshtë e mallet e Dibrës përballë.

Exit mobile version