Fshati Shulbatërr bëhet me ujë të pijshëm, Bashkia Klos e përfshin në ujësjellësin e Kurdarisë

0

Brenda pak ditësh banorët e fshatit Shulbatërr në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit do të kenë në banesat e tyre ujë të pijshëm. Bashkia Klos me buxhetin e saj ka bërë të mundur ndërtimin e linjës nga lagjja Gerege e fshatit Kujtim deri tek puseta sipër fshatit Shulbatërr. Rreth 50 familjet e fshatit Shulbatërr do të marrin ujë të pijshëm nga ujësjellësi i ndërtuar pak vite më parë për të gjithë Njësinë Administrative Suç. Për banorët e Shulbatrrës ky është një lajm i mirë pasi e kanë ngritur këtë shqetësim disa herë në Mat Tv. Ata shpresojnë që me finalizimin e këtij projekti të mos kenë më nevojë që ujin e pijshëm ta sigurojnë në burime natyrale siç kanë bërë gjatë dekadave të fundit.
Në projektin e ujësjellësit të Njësisë Administrative Suç ishte i përfshirë edhe fshati Dom por projekti u cungua për shkak fondesh pak vite më parë.