Fshati Kloskatund ne Bashkine e Klosit prej vitesh perballet me mungesen ujit te pijshem dhe atij vadites, ku shpeshhere eshte bere edhe problem mediatik por situata vijon te jete e njejte.
Banori i moshuar i këtij fshati, 87-vjeçari Ahmet Fiku tregon se pas prishjes se sistemit monist, si uji i pijshem edhe ai vadites u demtuan ne rrjetin kryesor.
Kjo parcele misri qe ju shikoni në ekran sipas Fikut ka kushtuar 40 mijë lekë vetëm punime, pa llogaritur çmimin e fares, pasi kostoja e punimit me mjete motorrike në fshat eshte shume e larte.
I moshuari Fiku thotë se kjo situatë është e përvitshme, pasi sistemi vaditës është jashtë funksioni dhe asnjë masë nuk është marrë për t’i dhënë zgjidhje problematikes.
“Kjo parcelë ka 30 vite pa pikë ujë. 30 vjet pa misër, pa jonxhë, pa asnjë prodhim bujqësor, po të kishte ujë do të merrja 30 kuintal misër, tani marr vetëm 7 kuintal”, tha Fiku.
Sikurse shikohet edhe nga pamjet tona filmike në fshatin Kloskatund të Bashkisë Klos, si perimet ashtu edhe misri jane thare totalisht.
Ne kontaktuam me perfaqesues te Bashkise se Klosit për problemet e vaditjes në fshatin Kloskatund, dhe na u theksua se eshte përpiluar nje projekt si per ujin e pijshem ashtu edhe per ate vadites ne ato fshatra ku ky sherbim mungon. Por deri sa projekti në fjalë të marrë dritën jeshile të implementimit, fshati Kloskatund do të vijojë të vujaë për ujin e pijshëm dhe atë vaditës.