Fshati Fullqet, probleme me ujërat e ndotura në sipërfaqe prej 35 vitesh.

Fshati Fullqet, probleme me ujërat e ndotura në sipërfaqe prej 35 vitesh.

Mungesa e një sistemi gjithëpërfshirës për ujërat e ndotura në fshatin Fullqet, të Bashkisë Klos, ka bërë që ato të rrjedhin në sipërfaqe, e konkretisht buzë rrugës së fshatit. Banorët thonë se ky problem është prej 35 vitesh dhe me gjithë premtimet e dhëna nga pushteti vendor i të gjitha kahjeve politike, asgjë nuk është bërë. Çdo familje i ka nxjerr ujërat e ndotura në sipërfaqe ku rrjedhin lirshëm në ambjent të hapur duke ndotur mjedisin e duke u bërë rrezik i madh për infeksione të ndryshme. sami Kajaçi thotë se premtimet që kanë marrë në këto 35 vite kanë mbetur vetëm në letër dhe se askush nuk i ka mbajtur ato. Ai shton se ky problem prek jo vetëm ata që jetojnë aty por edhe çdo vizitor tjetër të fshatit. Sami Kajaçi shton se nëse pushteti vendor nuk e zgjidh si problem, atëherë është detyrë e vetë banorëve që të gjejnë mundësi të tjera për të mos i derdhur ujërat e zeza në sipërfaqe.

Problemi me ujërat e zeza në fshatin Fullqet të Klosit është i kahershëm, ndaj dhe me të drejtë banorët kërkojnë zgjidhje.