Fshati Fshat thahet për ujë, banorët: Kur ta marrë edhe bashkia Tiranë gurrën e Gurit të Bardhë, do shpërngulemi

0
18

Banorët e fshatit Fshat në Bashkinë e Klosit e kanë siguruar ujin vaditës privatisht duke shtrirë me kilometra tuba nga fshati Shkallë i Xibrit. Kjo për shkak se në këtë fshat nuk është ndërtuar një rrjet për ujin e pijshëm. Sa i përket vaditjes, banorët shprehen se mungon prej afro 30 vitesh pasi është dëmtuar i gjithë sistemi që dërgonte ujin në tokat e tyre. Aktualisht vetëm pjesa fundore e këtij fshati vaditet, me ujin që buron nga gurra e Gurit të Bardhë. Bajram Luga shprehet se me marrjen e ujit të Gurit të Bardhë nga Bashkia e Tiranës, atëherë jo vetëm që do të mbeten pa vaditje, por që do të detyrohen ta braktisin fshatin. Bajrami tregon se aktualisht e vetmja shpresë e tyre mbetet ai ujë. “Nëse na e marrin edhe atë, më mirë të na zëvendësojnë me të juaj, sirian apo ça do që të jenë” – thotë mes të tjerash Bajrami.
Nga ana tjetër banorët kërkojnë reagim më të madh në mbrojtje të ujit të Gurit të Bardhë i cili i shërben jo vetëm atij fshati, por edhe fshatit Xibër – Murrizë, Shkallë e fshatit Fshat.