Rekamë

Dy lagje të fshatit Ceruje nw bashkinë Klos, lagjia “Havalja” dhe lagjia “Sektori”, që prej 30 vitesh kane probleme me ujin vadites, ujin e pijshem dhe infrastrukturen rrugore, ndonëse në tërësinë e tij fshati Cerujë nuk vuan për ujë vaditës.

Njëri prej banorëve te fshatit Ceruje, Enver Dema, shprehet se per kanalin vadites eshte shpenzuar 80 milione leke te reja para disa vitesh dhe uje per vaditje nuk ka. Probleme thotë Dema ka edhe rrjeti i ujit te pijshem, i cili eshte tejet i ndotur dhe madje në të janë gjetur edhe zvarranikë të ngordhur.

Krahas problemit te ujit vadites dhe te pijshem banori i fshatit Cerujë Enver Dema ngre shqetsimi edhe per infrastrukturen rrugore. Megjithëse-thotë ai, Bashkia Klos është përkujdesur duke bere mbushjen e rruges, ajo vazhdon te demtohet nga makinat e tonazhit qe transportojne krom.

Zv/kryetari i Bashkisë Klos, Armand Gjini, lidhur me këto shqetësime me të cilat po përballen prej 30 vitesh dy lagjet e fshatit Cerujë, tha se Bashkia Klos ka hartuar projekte konkrete për investime në këtë fshat, dhe me gjetjen e fondeve këto projekte do të marrin jetë.