
Fshati Cerenec i siperm ne njesine administrative Gjorice, bashkia Bulqize që në vitin 1967 është pa asnjë investim në rrjetin elektrik. Ky rrjet tashmë eshte tejet i armotizuar, me shtylla druri dhe me tela te varur neper peme. Telat jane 2 metra ne lartesi te tokes qe mund te kapen lehtesisht me dore edhe nga kalimtaret. Banoret e fshatit Cerenec shpehen se jeta e tyre eshte ne rrezik nga keto shtylla dhe telat elektrikë neper peme.
Nje banor tregon qe eshte drejtuar instancave perkatese per kete problem. Ato i kane premtuar dergimin e shtyllave ne fshat. Gjithashtu i kane sugjeruar hapjen e gropave qe vendosja e shtyllave te behet sa me shpejt.
Edhe pas plotsimit te kesaj kerkese per hapjen e gropave nga vetë banoret instancat perkatese qe prej 6 muajve nuk i kane sjellë shtyllat elektrike.
Ky problem behet me shqetësues gjate periudhes se dimrit kur ka reshje bore qe sjellin rrezimin e shtyllave prej druri dhe telave elektrik per toke duke rrezikuar jashte mase jeten e banoreve. Edhe kur ka defekte elektrike janë vetë banorët ato që riparojne demtimet e rrjetit elektrik të shkaktuara nga moti i keq.