Paniku i krijuar nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit që nga data 26 Nëntor kanë bërë që qytetarët e Durrësit të braktisin banesat e tyre dhe të largohen drejt vendeve të tjera.

Qindra matjan kanë mbërritur pasditën e djeshme në Mat. Ahmet Kulla nga Klosi tregon se si të afërmit e tij kanë ikur nga paniku i madh në Durrës për tu strehuar në vendlindje.

Ahmeti tregon se janë me qindra ata që janë rikthyer në këto ditë të vështira e që po strehohen në familjet e Matit.