Banorët e fshatit Frankth në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit, kërkojnë që të ndërhyhet në infrastrukturën e e tyre rrugore. Sipas banorëve, jo vetëm rruga kryesore e fshatit por edhe ato të lagjeve të brendshme të tij janë në gjendje shumë të keqe. Edhe pse sipas tyre bashkia ka ndërhyrë, situata vijon të mbetet problematike, pasi shtrimi me zhavor është jo efikas për atë terren, sidomos në rrugën kryesore e cila ka një pjerrtësi të madhe dhe zhavori nuk qëndron. Ata i bëjnë apel Bashkisë Mat që të ndërhyjë edhe një herë për ta shtruar si dhe të vendosë mirëmbajtës të përhershëm:
Segmenti më problematik i kësaj rruge mbetet nga vendi i quajtur ura e kalajve e deri në afërsi të qendrës së fshatit Frankth.