Shqipëria duket se do të mbetet vendi i çudirave. Kreu i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, ka publikuar shpikjen e fundit infrastrukturore, një rrugë për këmbësorët, që s’duket aspak e përshtatshme për këta të fundit.
Banorët e lagjes ‘Zoge’ në Bulqizë tashmë do të kenë një rrugë të re, e cila mund të quhet rruga më e çuditshme në vend.
Pamjet janë bërë virale në rrjet dhe komentuesit e ‘masakrojnë’ Allën i cili ka reklamuar investimin në ‘Facebook’.