Gjashtë pjesëtarët e familjes Cara, të cilët humbën jetën tragjikisht në rrënojat në Thumanë, ditën e sotme rreth orës 13:00 do të përcillen për në banesën e fundit.
Tërmeti i fuqishëm i të martës i mori jetën Almir Carës 26 vjeç, Erisa Carës 25 vjeç, Hasan Carës 18 vjeç, Fatmira Carës 53 vjeç, Sadajana Hysës (Cara)21 vjeç dhe Anthi Carës 72 vjeç.
Deri më tani, raportohen 50 persona të vdekur dhe mbi 700 persona të plagosur