
Kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë” Premtim Kryemadhi akoi sot ministrat e qeverisë se janë përfshirë në fushatë duke marrë me vete edhe drejtorë të pushtetit lokal.
“Fushata nuk ka filluar zyrtarisht dhe shihni si janë vërsulur në Dibër ministrat Manja e Balluku, Prefekti, nënprefekti, kryetari i Qarkut, zv/kryetari i Qarkut, kryetaret e bashkive Bulqizë, Klos e Mat, drejtorë të ministrive, drejtorët e drejtorive rajonale e ato te bashkive dhe gjithë administrata.
Këta shpërdorues të taksave publike duhet të kuptojnë se paguhen për t’u shërbyer qytetarëve në pozicionet që kanë. Qytetarët nuk i paguajnë këta funksionarë të shoqërojnë kandidatin e PS, madje edhe në oraret kur ata duhet të jenë në zyrat e tyre në shërbim te qytetarëve.
Ky abuzim i tyre me detyrën nuk do t’i shpëtoje nga ndëshkimi me votë në datën 6 mars. Shumë shpejt do të përgjigjeni për abuzimin me taksat që paguajnë qytetaret për pagat, dietat dhe karburantin e makinave tuaja” – shkruan Kryemadhi.
©LAPSI.al

