
Postimi i Top 10 Shqip
Ardhja në pushtet e Enver Hoxhës, një nga dikatorët më gjakatar solli persekutimin më të gjatë në historinë shqiptare, jo vetëm edhe në atë të Europës. Kush mund ta dinte, që një burrë i pashëm, i sapo zbritur nga malet, ngriti Sigurimin e Shtetit. Me grushtin komunist, të hipur mbi xhip Sigurimi i Shtetit plotësoi dëshirën e faraonit për pushtet. Foto eksluzive që i përkasin viteve 1945-1947 tregojnë drejtimin nga Koçi Xoxe, kohë kur do të përpilohej edhe lista e gjatë e fatkeqëve, që u përndoqën, u arrestuan, e më pas u pushkatuan pa gjyq. Të vrarë në sy të fëmijëve, të lënë në mes të rrugës, mbi trashe.