Rekamë

Policia e Tiranës ka arrestuar shtatë persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia njofton se në pranga u vu shtetasi Xh. Ç., 18 vjeç, banues në Tiranë.

I riu  qarkullonte me mjet motor me drejtues shtetasin E.S., dhe  gjatë kontrollit fizik  ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale 16 gr lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi E.S., 22 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërkohë një 28-vjeçar me iniciale A.V dhe 34-vjeçari O.C u arrestuan për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Të dy u arrestuan pasi kishin thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ndërkaq, një 32-vjeçar u arrestua për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe një 33-vjeçar për vjedhje dhe dhunë në familje.

Po ashtu policia arrestoi një 22-vjeçar pasi tek mbikalimi në Qafë Kashar, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar këmbësorin  Z.Z.,i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa një 21 vjeçar u arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur.