Forca te shumta të FNSH e Shqiponjat zbarkojnë në Krujë
Në këto momente një megapoeracion antikanabis po zhvillohet në Krujë. Nga burime të ndryshme bëjnë me dije se rreth 20 furgona si dhe 100 forca policore të FNSH e Shqiponjave kanë zbarkuar në Krujë e janë shpërndarë në disa zona malore.
Në operacion marrin pjesë dhe drejtuesit e policisë së komisariatit të Krujes por edhe drejtues nga Drejtoria e Policisë së Durrësit. Ende nuk bëhen të ditura detaje të tjera nga operacioni që sapo ka nisur.