Rekamë

  Në prag të vitit të ri shkollor që nis më 11 shtator, fondacioni “Mirënjohja” ka bërë të mundur shpërndarjen e çantave shkollore e mjetet e nevojshme didaktike për fëmijët jetimë në rrethin e Matit. Ndarja e mjeteve shkollore u bë këtë të martë pranë xhamisë së Burrelit, ku të pranishëm në tërheqjen e tyre ishin vetë fëmijët të shoqëruar nga prindër e të afërm. Përfaqësuesi i fondacionit “Mirënjohja” për Matin, Besim Haka tha se çdo fillimviti shkollor ky fondacion është pranë fëmijëve jetimë në rrethin e Matit, duke i ndihmuar sadopak në uljen e kostos ekonomike në nisje të vitit të ri shkollor. Haka tha se janë rreth 60 fëmijë që kanë përfituar nga ky donacion i shoqatës “Mirënjohja”.

Seti i mjeteve shkollore të dhuruara nga fondacioni “Mirënjohja” përmbante çantën e librave, çantën shoqëruese të lapsave dhe të gjitha mjetet didaktike të nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor që i duhen një nxënësi për lëndët mësimore.