Rekamë

Prej tre apo katër vitesh Flutura kineze dëmtoi masivisht masivet me dushqe në Mat, por dëmin më të madh e bëri në luuginën e Shkopetit. Prania e këtij insektri në formën e larvës dëmtoi shkurren e bushit, pjesën më të madhe të së cilës e thau totalisht.
Ndërkohë, këtë vit nuk shihet ndonjë prezencë e fluturës në luginën e Shkopetit. Gjatë një vëzhgimi të bërë me kameran tonë, nuk u konstatuan këto insekte edhe pse tek tuk ka shpëtuar ndonjë shkurre e bushit pa u sulmuar vitet e kaluara.
Megjithëse nuk ka prezencë të saj, pasojat e viteve të kaluara janë të rënda pasi shkurret e sulmuara nuk janë rigjeneruar. Kjo vihet re kryesisht në zonën mbi urën e Ulzës.
Flutura kineze e njohur si Cydalima Perspektalis shfaqet gjatë muajve të verës dhe sulmon piërisht këtë lloj shkurreje duke i ngrënë të gjithë gjethet. Ekspertët thotë se flutura e Bushit është një dëmtues shumë agresiv, dhe që shtohet me ritme të frikshme, gati me 300 herë brenda vitit. Kjo e bën atë shumë të rrezikshëm.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ende nuk ka marrë asnjë masë për të luftuar këtë insekt i cili është shfaqur në shumë zona të vendit tonë duke dëmtuar dhjetra hektar fonde pyjore me shkurren e bushit.