Rekamë

Zyrat e aplikimeve për dokumentet biometrike në Bashkitë Mat e Klos po përballen prej muajsh me një fluks të shtuar të qytetarëve. Këto dy zyra e kishin të pamundur përballinmin e këtij fluksi i cili çdo ditë vinte në rritje.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se për përballimin e fluskit janë shtuar punonjës në zyrat e aplikimeve për Burrelin dhe Klosin, ndërsa do të shtohet edhe një zyrë tjetër në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit. Kjo sipas tij do të përballojë fluksin në rritje të muajve të fundit të këtij viti për dokumentët biometrik.

Të gjithë qytetarët shqiptar që janë pajisur me dokuementa biometrik në vitin 2009, duhet që me patjetër deri në fund të këtij viti të bëjnë rinovimin e tyre, në mënyrë që të mos kenë penalitete në shërbime.