Ballina Qarku Diber Fluks vaksinimesh Maqellarë, Jashari: rreth 70% e banorëve të vaksinuar

Fluks vaksinimesh Maqellarë, Jashari: rreth 70% e banorëve të vaksinuar

0

Në qendrën Shëndetësore të Maqellarës në Dibër, ka patur një interes në rritje për tu vaksinuar nga ana e banorëve. Kryevaksinatorja e kësaj qendre shëndetësore, Edlira Jashari thotë se deri tani rreth 70% e popullatës kanë marrë një, d yose tre doza të vaksinës antiCovid. Jashari shtoi se interesi ka ardhur çdo ditë në rritje kryesisht tek të rinjtë të cilët deri pak kohë më parë hezitonin. Edlira Jashari shprehet se edhe mosha e tretë është paraqitur për të marrë dozën e tretë të vaksinës antiCovid.
Personat që janë paraqitur për tu vaksinuar janë mbi 18 vjeç ndërsa mosha madhore ka shkuar për të marrë dozën e tretë pasi ndjehen të mbrojtur.
Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Maqellarë, Edlira Jashari tha se me këto ritme, pritet që brenda pak muajsh të jenë të vaksinuar të gjithë banorët resident në Njësinë Administrative Maqellarë.

Exit mobile version