Ballina Qarku Diber Fluks të prekurish nga virozat stinore në Bulqizë, Kaja: Dallimi mes gripit...

Fluks të prekurish nga virozat stinore në Bulqizë, Kaja: Dallimi mes gripit stinor dhe covid shumë i vogël

0

Luhatjet e temperaturave në këto ditë të para të Janarit kanë bërë që të rritet numri i të prekurve nga virozat stinore. Në këto kushte, ka patur një rritje të numrit të të prekurve nga virozat e stinës në spitalin Bashkiak të Bulqizës. Mjeku Shahin Kaja thotë se ky fluks i cili për fëmijët shkon deri në 20 në dit, është normal në këtë periudhë si për moshën e tretë ashtu edhe për fëmijët.
Nga ana tjetër, Kaja shprehet se dallimi i gripit stinor me Covid-19 është shumë i vogël, ndaj dhe duhet patur kujdes. Për gripin stinor simptomat zgjasin deri në 5 ditë, ndërsa për koronavirusin zgjasin më shumë. Por ndarjen, sipas Kajës e bën vetëm testimi.
Virozat stinore kanë prekur kryesisht fëmijët pasi një pjesë e mirë e moshës së tretë është vaksinuar me vaksinën kundër gripit stinor.

Exit mobile version