Fluks automjetesh në Morinë/ Policia Kufitare operon me procedura të lehtësuara për kalimin e kufirit

Fluks automjetesh në Morinë/ Policia Kufitare operon me procedura të lehtësuara për kalimin e kufirit

Fundjava nis me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në Pikën Kufitare të Morinës.

Që prej orëve të para të mëngjesit qytetarët e Kosovës janë nisur drejt qyteteve bregdetare për të kaluar fundjavën por edhe pushime më të gjata në këtë sezon veror.

Megjithëse fluksi i lëvizjes së mjeteve ishte i lartë, nuk janë krijuar radhë në kufi.

Policia kufitare ka operuar me procedurën e lehtësuar të kalimit të kufirit pa kontrolle për të gjitha automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë.