
Pjesa më e madhe e atyre që merren me bujqësi shprehen se nuk ja vlen për shumë arsye. Qerim Fisniku nga fshati Trenë i Dibrës është rikthyer nga emigracioni për të punuar në vendlindjen e tij, por është penduar. Vetë Qerimi shprehet se kostot janë bërë të papërballueshme dhe se nuk ka asnjë fitim. Një tjetër problem që shqetëson bujqit është edhe cilësia e dobët e farërave, e cila në shumë raste rezulton 100% jo-produktive. Kjo ka bërë që shumë banorë që jetojnë në fshatra të heqin dorë nga kultivimi i drithërave pasi kanë dalë me humbje disa vite radhazi. Për Qerimin rikthimi në vendlindje ishte një shpresë e madhe ku atë punë që bënte në emigracion, shpresonte se do ta bënte edhe këtu, por siç thotë vetë ai, çdoi vit e më shumë po shtohet sipërfaqja e tokës së lënë djerr.
Bujku Qerim Fisniku thotë gjithashtu se nëse nuk ndryshon qasja e politikave ndaj bujqësisë, atëherë ai do të rikthehet sërish në emigracion.