Rekamë

  RRUGA NACIONALE Skuraj – Burrel vijon të mos ketë asnjë investim. Kjo vihet re në problemet që ka ky segment rrugor që nga Skurajt e deri në hyrje të qytetit të Burrelit. Në afërsi të vendit të quajtur Sektori C, vijon shembja e murit të poshtëm të rrugës duke rrezikuar gjithë konstruktin e saj. Siç duket nga pamjet, një pjesë e murit është gati në shembje të plotë pasi zgavra e krijuar ka arritur deri në asfalt.

Po të shihet nga ana e liqenit, dëmtimi është akoma më i madh pasi pjesa boshe nën rrugën e asfaltuar është zgjeruar tejmase duke vënë në rrezik të gjithë ata që lëvizin në drejtim të Burreli apo Milotit

Vetëm sinjalistika e vendosur në asfalt i paralajmëron drejtuesit e mjeteve për rrezikun që ju kanoset dhe ju kërkohet që të lëvizin vetëm në sensing e sipërm të rrugës.

Megjithëse është trajtuar disa herë publikisht si problem, autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë deri tani. Ndërhyrja për të shpëtuar trupin e rrugës por edhe udhëtarët sipas specialistëve është emergjente dhe duhet bërë sa më parë.