Firma “Alko – Impex” kujtohet se duhet të mirëmbajë rrugën Ura e fshatit Fshat – Qaf Buall

Firma “Alko – Impex” kujtohet se duhet të mirëmbajë rrugën Ura e fshatit Fshat – Qaf Buall

Vetëm pasi shqetësimi i drejtuesve të automjeteve dhe banorëve të fshatrave Kloskatund e Shëngjun në Bashkinë Klos, u bë mediatik, firma që duhet të mirëmbajë aksin rrugor Ura e fshatit Fshat – Qaf Buall është kujtuar se duhet të bëjë detyrën.

Pas lajmit të transmetuar në media, firma ka nisur mbushjen e gropave, por sipas banorëve të zonës edhe këtë ndërhyrje e ka bërë me kursim, sa për të justifikuar ndërhyrjen e radhës.

Siç duket nga pamjet, vetëm disa prej gropave të hapura në segmentin e fshatit Kloskatund janë mbushur me asfalt të ri dhe kjo pa asnjë lloj standarti.

Mbushja e gropave është bërë pa e prerë më parë pjesën e dëmtuar dhe më pas të shtrohej. Kjo mënyrë nuk ka qenë aspak efektive në çdo rrugë që është përdorur, siç dhe ndodh në segmentin Burrel – Skuraj.

Firma “Alko – Impex”, kujtohet se duhet të zbatojë kontratën me ARRSH vetëm nëse gjendja e rrugës denoncohet në media, në të kundërt, merret vetëm me pastrimin e kanaleve dhe prerjen e bimësisë anash rrugës.