Festonin, mbrëmjen e maturës, aksidentohen 2 te rinj

Festonin, mbrëmjen e maturës, aksidentohen 2 te rinj
Dy maturant të cilët po ktheheshin nga mbrëmja e maturës për në banesën e tyre, janë aksidentuar në Bulqizë mbrëmjen e djeshme. Aksidenti ka ndodhur në aksin Bulqizë – Maqellar në vendin e quajtur Valikardh. Burime nga spitali i Bulqizës thanë se maturantët kishin pësuar fraktura të shumta. Për pasojë njëri nga maturantët është transportuar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.