
Që nga dita e nesërme, çdo natë deri me 23 Gusht në orën 20:00 do të performojnë në sheshin “Ahmet Zogu” artist të ardhur nga 10 vende të botës. Në këto netë do të mbahet “Festivali Ndërkombëtar i Jetës” nën moton “Beko Matin”, organizohet nga Kisha “Rreze Drite” Burrel me mbështetjen e Bashkisë Mat. Pastori i kishës “Rreze Drite” Burrel, Ergys Abazi tha se ky festival mbahet pas një periudhe të vështirë pandemie që kaloi jo vetëm vendi ynë por e gjithë bota nga koronavirusi.
Ndërkohë, instrumentistët që do të performojnë në këtë festival shprehën përshtypjet e tyre të para për Burrelin në këtë vizitë të parë. Po ashtu edhe numrat muzikor që do të interpretojnë gjatë këtyre netëve.
Me datë 25 Gusht në 20:00 festivali do të mbahet në qytetin e Bulqizës, 26 – 28 Gusht ora 20:00 në qytetin e Klosit dhe me datë 29 Gusht ora 20:00 në qytezën e Ulzës.